Kryetari i Qytetit të Dubrovnikut z.Mato Franković priti sot përzemërzisht Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci Dr.Martin Berishajn.

Në pritjen e organizuar për Ambasadorin, Kryetari Franković ishte i shoqëruar me Nënkryetaren znj.Jelka Tepšić dhe Drejtoreshën për fonde europiane, bashkepunim nderkombetarë dhe regjional znj.Zrinka Raguž.

Gjatë bisedës Ambasadori Dr Berishaj e njoftoi Kryetarin e Dubrovnikut z.Franković lidhur me faktin se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ka nisur projektin “Rigjenerimi i qytetit të vjetër të Janjevës”hapësirë kulturore tradicionale e cilësuar si aset i trashegimisë kulturore nën mbrojtje ligjore.

Me realizimin e projektit të rigjenerimit të Qytetit të Vjetër të Janjevës si aset i çmuar i trashëgimisë kulturore, në nëntor 2021,. Dr.Berishaj shtoi se MKRS ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me UNDP-në në Kosovë, në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës së banorëve përmes restaurimit të ndërtimeve tradicionale dhe promovimit të turizmit kulturor të Janjevës.

Kryetari Franković shprehi gatishmerinë që Qyteti i Dubrovnikut dhe institucionet e përkatëse të trashëgimisë kulturore dhe të planifikimit hapësinor dhe zhvillimor të tij, të ofrojë mbështetje në fushën e konservimit dhe administrimit të hapësirave dhe ndërtesave të trashëgimisë kulturore në Komunat e Kosovës, si dhe të bëjnë vizita profesionale per tu njohur me praktika të funksionimit të integruar të inspekcionit të ndërtimit në Qytetin e Dubrovnikut dhe të inspekcionit të trashëgimisë kulturore, në rastet kur rrezikohen hapësirat dhe ndërtesat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore nga veprimet ilegale apo mosrespektimi i lejeve ndërtimore dhe masave të mbrojtjes së Trashëgimisë kulturore. Poashtu u fol edhe për mundësinë e ndihmesës së Qytetit të Dubrovnikut me analizën dhe trajnimin e personelit rreth procedurave dhe përgatitjes së dosjes së asetit të trashëgimisë kulturore për aplikim në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

Ambasadori Dr.Berishaj shprehi interesimin që Qyteti i Dubrovnikut si pjesë e trashegimise kulturore botërore ta ndihmojë Kosovën duke e mbështetur atë në antarësim në organizatat ndërkombëtare me veçanti në UNESCO./topshqip-mk

 

Author: portali