“Kur ta shihni ta kemi parasysh vetë…”! Noizy publikon foton e vrasësit të 8-vjeçarit, thirrje për të burgosurit

Noizy ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u vra dhe gropos nga fqinji i tij, Klodian Çalamani. Reperi i famshëm ka publikuar një fotografi të autorit të krimit makabër, ndërsa ka dhe një thirrje për të burgosurit.

“Kjo foto është për të gjithë çunat me vlerë dhe sedër që janë nëpër burgjet e Shqipërisë. Kur ta shihni ta kemi parasysh vetë…kini kujdes o çuna aty brenda se ky është i fortë, ka vrarë një fëmijë 8-vjeçar.”, ka shkruar Noizy. Një ditë më parë, reperi kërkoi dënimin me pushkatim./gazetashqip.com

 

Author: portali