
Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për fenomenin e fajdeve që sipas tij po bën “kërdinë” në Shqipëri, në kushtet kur bankat kanë shtrënguar kreditë për bizneset.
I ftuar në studion e “ABC LIVE”, Hoxha tregoi rastin e një biznesmeni, fëmija i të cilit mori 10 mijë euro me fajde, por më pas sipërmarrësit arritën t’i zhvatnin 600 mijë euro dhe sot djalin nuk e di ku e ka.
“Aty ka interesa të frikshme, fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën nuk e di ku e ka.




Është biznesmen që merret me ndërtimin e rrugëve. Njëherë i del në Pakistan dhe njëherë nga Lindja e Mesme, por po i marrin lokale, prona, vila, është një grup i strukturuar kriminal dhe personazhe të këtij grupi i mbaj mend që nga ’97 dhe në Tiranë kanë biznese.
Janë njerëz të skeduar nga polica. Ata korruptojnë brenda policisë dhe prandaj situata është e tillë” tha gazetari Hoxha./m.j