
Dhjetëra turistë do të duhet të paguajnë shtrenjtë për suveniret që do marrin nga plazhet e pacenuara të Sardenjës.
Policia doganore në ishullin Mesdhe gjobiti me 3,000 euro 41 persona të cilët ditët e fundit u përpoqën të largoheshin nga ishulli me një total prej 100 kilogramë rërë, guaska deti dhe gurë plazhi.




Agjencia e lajmeve LaPresse tha në disa raste turistët kishin vendosur suveniret e marra nga palzhi në shitje në internet, duke ushqyer një treg të paligjshëm.
Çanta me rërë, guaska dhe gurë u sekuestruan në aeroportet dhe portet e Sardenjës në përputhje me një ligj rajonal të vitit 2017 që përcakton gjobat që varionin nga 500 euro deri në 3,000 euro. Rëra e kapur u kthye nga autoritetet sërish në plazhe .




Ligji synon të parandalojë efektin masiv të heqjes së rërës dhe guaskave nga miliona turistë që dynden çdo vit në ishullin Mesdhe, i cili është i njohur për shtrirje të gjata të plazheve të pacenuara me rërë, shkruan Euronews