
Monika Kryemadhi ndodhet këto ditë në Los Angeles. Atje është mirëpritur nga kushërira e saj, këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha. Ka qenë Bebe ajo që publikoi një foto teksa konsumonte mëngjesin së bashku me Monikën dhe e quan atë kushërirën e saj të bukur.




“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur. Po hamë mëngjes”, shprehet Bebe teksa filmon Monikën dhe të dyja dhurojnë një puthje nga kamera.




E ftuar në “Xing me Ermalin” kohë më parë Monika ka treguar marrëdhënien e vërtetë që e bashkon me këngëtaren. “Mamaja ime dhe babai i Bebes, janë kushërinj të parë, por jemi një familje që kemi shumë marrëdhënie të afërta, kemi kërcyer, kemi kënduar, kemi qenë në festa, kemi gatuar bashkë”, tha Monika.