
Kjo eshte nje nga ato historite qe rralle here i degjojme. 29 vjeçari Ryan Shelton vendosi të braktisë të dashurën e tij 24 vjeçare vetëm pak ditë pasi ajo kishte lindur fëmijën e tyre.





Arsyeja e braktisjes është shokuese, duke qenë se Shelton ka zgjedhur si partneren e radhës vjehrrën e tij 22 vjeçare.
Ndonëse shumë njerëz kanë reaguar ashpër ndaj këtij lajmi, ai vetë nuk e ka problem aspak këtë veprim që ka ndërmarrë. “Unë jam i dashuruar me të dhe dua që e gjithë bota ta dijë. Nuk më intereson se çfarë mendojnë të gjithë, unë jam i dashuruar me Georgina dhe nuk më intereson kush e di për këtë,” thotë ai.
Gjatë periudhës që jetonin bashkë 24-vjeçarja ka vënë re se i dashuri dhe e ëma flirtonin me njëri-tjetrin dhe kjo gjë e bënte të ndihej keq. Disa orë pasi lindi, Ryan i dërgoi mesazh Jess dhe i thotë se po e linte sepse ishte lodhur nga akuzat që ai dhe e ëma ishin të lidhur, të cilat rezultuan të vërteta. Kjo ngjarje ka tronditur dhe bashkëshortin e Georginës i cili tha se ndihej i mërzitur që ka humbur gruan e tij prej 12 vitesh.




