
Mehdi Frashëri, politikan shqiptar i kishte shkruar letër dikatorit Adolf Hitler duke e njoftuar atë për shpalljen e pavarësisë shqiptare dhe zgjedhjen e këshillit shqiptar të regjencës dhe me ç’rast e ka falenderuar për ndihmën e ofruar nga Reich për popullin shqiptar, shkruan Gazeta Metro.
“La Croix” ka botuar, të enjten e 30 dhjetorit 1943, në ballinë, një shkrim në lidhje me falenderimin asokohe të Mehdi Frashërit ndaj Adolf Hitlerit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:




“Z. Mehdi Frashëri, presidenti i këshillit të regjencës, sapo i ka dërguar një letër Führer-it, në të cilën ai e informon atë për shpalljen e pavarësisë shqiptare dhe zgjedhjen e këshillit shqiptar të regjencës. Ndër të tjera, ai falënderon Führerin, në emër të këshillit të regjencës, për ndihmën e ofruar nga Reichi për popullin shqiptar”, thuhej në artikull.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Mehdi bej Frashëri (Frashër, 28 shkurt 1872 ose 1874 – Romë, 20 maj 1963) ishte nëpunës në administratën osmane, politikan e shkrimtar shqiptar.




Sipas të plotfuqishmit të Gjermanisë naziste në Ballkan, Hermann Neubacher, Frashëri sajoi një kategori të re në ligjin ndërkombëtar duke sugjeruar që Gjermania të njihte neutralitetin e Shqipërisë. Që të ishte një “neutralitet relativ”, duke bërë kësodore të mundur që përfaqësuesi gjerman t’i njihte Shqipërisë “sovranitet relativ”.