
Euro 2020 po zhvillohet me tifozë, edhe pse stadiumit nuk janë hapur plotësisht, përjashto “Puskas Arena” të Budapestit, i vetmi nga 11 vendet pritëse të turneut që lejon mbushjen e stadiumit me kapacitet maksimal.




Pankartat e tifozëve janë një nga gjërat më emocionuese të një ndeshje, por një tifoz francez e ka ekzagjeruar. “E dashur, dua divorcin“, lexohet në banderolën e shpalosur gjatë duelit Gjermani-Francë (0-1), që u luajt në “Allianz Arena” të Mynihut.




Me siguri që bashkëshortja e tij është tronditur kur ka lexuar pankartën dhe ka parë se kush e kishte nxjerrë, ndërsa tifozi francez qëndron stoik dhe i palëkundur duke shijuar ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës.