
James Dowley vërshoi përmes ujit të akullt për të shpetuar atë që mendonte se ishte një fëmijë.




James Dowley, 28 vjeç, ishte në makinë me babain e tij kur ata vunë re se ajo që dukej si një fëmijë po lundronte në ujë.Ai nxiton menjehere ne uje,por kur e arriti, gjeti se ishte në të vërtetë një kukull.
Babai i tij kapi rrjedhen e ngjarjes në një seri fotografish, të cilat më në fund u postuan në Facebook më 9 janar,ku njerëz të ndryshëm komemtuan se sa trim ishte ai.
Ai shkroi: “Une dhe babai im nuk mund të largoheshim pa konfirmuar ate qe ishte duke lundruar ne uje ose duke telefonuar shërbimet emergjente. Pra,ajo qe bera konfirmoi se ishte një kukull e madhe. Nuk mund të flija dot pa e marre vesh”




Dowley, nga Ellesmere në Shropshire, në veriperëndim të Anglisë, është babai i një vajze të vogël 10 muajshe dhe tha se “mendimi se ajo mund te ishte një fëmijë i vërtetë ishte i tmerrshëm,” raportoi SWNS.
“Nga një distancë, dukej vertete si nje femije dhe filluam të bindim veten se ishte në të vërtetë një femije. Ishte si diçka nga një film horror. Nuk e dija se çfarë do të gjeja kur u hodha atje, ishte shumë e frikshme “, tha ai për SWNS.
Por, tha ai, ai nuk mendoj se jam aq trim sa njerëzit po thonë, edhe pse ai konfirmoi se uji ishte “absolutisht i ngrirë”.
“Nuk mendoj se ishte trimeri, bera thjesht ate qe shpresoja se dhe dikush tjetër do ta bënte”, tha ai.




“Unë u ndjeva si një idiot i vogël, kur dola nga uji dhe isha duke mbajtur nje kukull loder, por në fund të fundit është më mirë te sigurohesh”.