
Përdorimi pa kriter i rrjeteve sociale po kthehet në rrezik për të rinjtë, sidomos për ata që zotërojnë dhe makinë. Një video po bën xhiron e rrjetit, aty ku një 34-vjeçar nga Tepelena shihet duke lënë timonin e makinës dhe duke hipur në pjesën e sipërme të saj.




Sipas njoftimit të poli.cisë, i riu është gjobitur me 60 mijë lekë të reja, teksa i kanë bllokuar edhe automjetin, pasi veprimet e tij cilësohen tepër të rrezikshme.




Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragot të Tepelenës. 34-vjeçari ka kryer manovra të rerzikshme me mjetin e tij dhe tani duhet të udhëtojë në këmbë dhe të paguajë një gjobë të kripur.