
Më në fund shërbimet e emigracionit në gjithë Greqinë do të fillojë të presin takime për depozitimin e kërkesave për leje për arsye të jashtë zakonshme.




Siç tregon qarkorja e fundit e Ministrisë së Migracionit dhe Azilit thotë se do të fillojë së shpejti.
Të interesuarit duhet të dërgojnë email në shërbimin e emigracionit të vendbanimit, duke i bashkangjitur edhe një formular të plotësuar.
Në formular duhet të shkruani:
Mbiemrin (me gërma latine)
Emrin (gjithashtu me gërma latine)
A keni një leje më të vjetër qëndrimi e cila ka skaduar?




Nëse po, shkruani numrin
A keni 7 vjet qëndrim të vazhdueshëm në Greqi?
Përgjigjuni me një po ose jo.
Nëse po, shkruani se nga cili vit ndodheni në Greqi.
A jeni prind i një fëmije që ka nënshtetësinë greke
Përgjigjuni po ose jo.
Nëse po, shkruani vendlindjen dhe ditëlindjen e fëmijës.
Numri i pasaportës
Bashkia e vendbanimit
Adresa e banimit dhe kodi postar
Telefoni
Adresa e emailit.
Aplikimin mund ta bëjë për llogarinë tuaj dhe avokat. Në këtë rast duhet të shkruaj të dhënat e veta dhe të bashkangjis prokurën përkatëse.
Shërbimet e emigracionit rekomandojnë që të interesuarit të informohen për dokumentacionin që kërkohet, me qëllim që ta paraqesin të plotë dosjen e tyre.
Po ashtu, shërbimet thonë se përgjigjet e aplikimeve do të jepen gradualisht dhe se programimi i takimit nuk do të vonojë më shumë se dy javë që nga dërgim i emailit për të interesuarit. / Tv Tribuna Greqi



