Sara dhe Lori kanë qenë pjesë e një ditëlindjeje private dhe kanë publikuar foto nga mbrëmja speciale, ku veshjet kanë marrë më shumë komente se çdo gjë tjetër.
Faqja Albanian Street Style ka zbuluar edhe shifrat e shpenzuara për to, kur interesi për vlerat marramendëse që shpenzojnë personazhet e njohur nxisin gjithmonë kuriozitetin e ndjekësve.
Vlera e kostumit Dolce Gabbana të Lorit dhe këpucët-shapka Amina Muaddi që ajo ka veshur kapin shifrën e 4990 euro.
Ndërsa Sara u vesh me një fustan të The Attico që kap vlerën e 1220 eurove. Në total motrat Hoxha, harxhuan për t’u dukur bukur në një natë rreth 6200 euro.
Kujtojme se Lori Hoxha është kujdesur absolutisht për gjithçka në këtë edicion të veçantë të “Big Brother”,. Ndër të tjera, ajo ka treguar se, për shkak të konfidencave e marrëdhënieve të mira këshillon edhe moderatoren Arbana Osmani, sa i përket ‘look-ut’ në spektakle.
Dhe fundja, kush nuk do t’i donte këshillat e mendimet e Lorit, që pa dyshim mund të konsiderohet një ikonë mode në Shqipëri. Por, moda është shumë subjektive, ashtu siç janë edhe preferencat.