
Një personi në Britaninë e Madhe, i ka “buzëqeshur” fati në skedina, edhe pse luante lekët e fundit.




Tifozi vendosi të luajë lekët e fundit në skedinë, duke luajtur plot 20 ndeshje nga të gjitha kampionatet.
E veçanta është se ai arriti të fitojë plot 12 mijë euro, duke I fituar të gjitha.
Shanset për të fituar një skedinë me 20 ndeshje janë shumë të pakta, por tifozi anglez ia doli me sukses.
Në momentin kur djali i tij kontrolloi skedinën, zbuloi se ajo ishte fituese dhe menjëherë ia dha lajmin babait të tij.
Ky i fundit menjëherë sapo merr vesh lajmin, e kishte të pamundur të përmbahej.
Ai fluturon nga gëzimi në shtëpinë e tij.




Këtë gëzim të madh, djali i quajtur Adam, vendosi ta shpërndajë në rrjetet sociale skedinën fituese, por edhe gëzimin e madh të familjarëve të tij.
Video është bërë virale dhe shumë media vendase kanë shkruajtur për të.