Malësor Prënkoçaj (Malësori) vjen me këngën më të re në tregun muzikor Shqiptar, me titull “Hyjnesha”

Malësori këngëtari nga Malësia e Madhe, i cili jeton dhe vepron në Prishtinë, sjell këngën e tij më të re me titull “Hyjnesha” .

Malësor Prenkoçaj, është një këngëtar produktiv, dhe shumë i dashur, për audiencën tepër të madhe që ka sjellë rreth vetes përgjatë viteve, ku hitet e tij janë një diamant në zinxhirin e muzikës dhe këngës Shqipe.

Në vetëm pak kohë Malësori, ka sjellë dy këngë të reja, siç është kënga “Shqipe” dhe  “Hyjnesha” të cilat do pasojnë dhe nga projekte të tjera të cilat janë në planet e këngëtarit të dashur Shqiptar Malësor Prënkoçaj.

Kënga “Hyjnesha” vjen pas një bashkëpunimi me Ilir Beranin i cili është autori i tekstit dhe muzikës, me orkestrim nga Ardian Kastrati, me realizimin dhe videon nga Xixa Music ja ku vjen kënga “Hyjnesha” e cila personifikon bukurinë dhe hijeshinë e vajzës Shqiptare në përgjithësi, ku autori dhe këngëtari i kanë dhënë një status të mbinatyrshëm duke  e quajtur  Hyjnesha .

Duke i uruar suksese këngëtarit Malësor Prënkoçaj, ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën “Hyjnesha” /portalishqiptar.com

 

Author: portali