
NASA ka publikuar një fotografi mahnitëse se si duket Marsi nga hapësira. Fotoja tregon një zonë të mbuluar nga një “det” me duna blu. Dunat e rërës mbulojnë pjesën polare të planetit, ku temperaturat mund të arrijnë deri në -150C.




Vihen re dhe duna të verdha ose portokalli që nënkuptojnë klimë më të ngrohtë dhe dunat blu që tregojnë klimën më të ftohtë. Sipas NASA-s, në të vërtetë dunat mbulojnë një zonë me madhësinë e Teksasit, shtetit të dytë më të madh në SHBA që ka një sipërfaqe prej rreth 695,662 km².




Imazhi u kap nga orbiteri Odyssey duke përdorur Sistemin e Imazheve të Termike (THEMIS) për një pamje të qartë dhe me definicion të lartë. Imazhi është pjesë e një grupi të veçantë fotografish për të përkujtuar 20 vjetorin e Odyssey, e cila është anija kozmike me punën më të gjatë në histori.