
Humbi dy vite më parë gjendet në Lajpcig të Gjermanisë, Elsi Danaj. 27-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen, pasi kishte pak muaj që jetonte si azilant në një kamp.




Falë një grupi shqiptarësh, emigrantësh në Gjermani u arrit në gjurmët e të riut nga Durrësi. Pasi kishin parë emisionin ‘Pa Gjurmë’ identifikuan 27-vjecarin në një kamp në Lajpcig. Nga komunikimi që stafi pati me Elsin, dukej se ai kishte kaluar probleme, ndërsa nuk refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të bëra. Me gjetjen e tij mësohet edhe arsyeja pse ai nuk kishte komunikuar me familjen.




Ndarja nga një shtetase gjermane dhe mungesa e familjarëve pranë, në atë moment përjetimi kishte bërë që Elsi të pësonte një tronditje, fakt të cilin e pohoi edhe nëna. Fillimish ajo dëgjoi zërin e të irit në një komunikim me telefon të bërë nga Pa Gjurmë dhe më pas një foto të fundit, të siguar një natë më parë të 27-vjecarit. Nëna e Elsit, Nibahete Danaj konfirmon se ishte zëri I të birit, ndërsa shpërthen në lot.‘Ai është. Unë ia njoh zërin. Nuk e di si ka mundësi ka arritur deri këtu. Mirë me ne, po me shokët.




Ai ka humbur kontaktet me të gjithë. Ai u mërzit pasi u nda. Në atë kohë duhej t’i qëndroja pranë. Po të ishte prnë nesh, do kisha mundësi ta ndihmoja.Më ka marr shumë malli ta shikoj’, u shpreh nëna.Pa e ditur ende se stafi Pa Gjurmë i kishte përgatitur një tjetër surprizë, mundëson komunikimin live nga skype me të birin nga Gjermania. Emocione të papërshkrueshme, dy vite pas zhdukjes së durrsakut, gjatë transmetimit në studion e emisionit, e mpirë nga emocioni, nëna përlotet sërish në studio: ’Pashë një endërr që më thanë: Cohu se do të jap një haber per Elsin. Nuk më zë gjumi. I qaj rrobat me fjalë në shtëpi. Kam qenë shumë e lidhur me këtë djalë.




Nuk e prisja të mos flisja me djalin’, shprehet nëna’, përlotet nëna dhe komunikon me të birin live. I riu nga Durrësi u kërkua në ‘Pa Gjurmë’ që prej gushtit të vitit 2018, vit në të cilin ai humbi kontaktet me familjarët. Elsi fliste shpesh edhe përmes rrjetit social me adresën e tij në facebook, me të motrën derisa humbi kontaktet.




Pas denoncimit që bënë në emisionin ‘Pa Gjurmë’, në Report TV u arrit që dy vite më pas të zbulohej vendndodhja e të riut, duke realizuar edhe komunikimin live këtë të martë në studio.