Dritan Shakohoxha, rival i Armand Dukës për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, flet për herë të parë për objektivat e tij. Në emisionin e Baton Haxhiut në “ABC” ai vendos theksin tek infrastruktura dhe kualifikimi i trajnerëve.
“Qëllimi kryesor në këndvështrimin tim është që ne të krijojmë kushtet, maksimale që ky pasioni që mesa shoh unë po shkon drejt shuarjes, pasioni për futbollin. Duhet ta rindezim. Ky pasion po shkon drejt shuarjes, jo se nuk e duan shqiptarët futbolli, por për ta ushtruar atë është një sakrificë shumë e madhe. Ne nuk kemi vend ku këto njerëz të mbajnë ndezur këtë pasion ku të stërviten fëmijët e vegjël.
Sa më shumë para duhet të harxhojmë për të ndërtuar komplekse sportive. Aq më shumë do ketë sukses sporti shqiptar. Duhet të nxjerrim futbollistë, por qëllimi është të krijojmë kushtet për fëmijët që të mos rrinë rrugëve por të luajnë sport të krijojnë frymën e grupit.” Synimi kryesor i tij si president është vetëm një.
“Kemi shkarkuar aplikacionin e kurseve të UEFA-s, dhe mjafton me kaq. Kush është fut e ka marrë licencën. E kanë të gjithë diplomën. Nuk ka ngelur kush pa e marrë. Ne barazohemi me Gjermaninë për numrin e licencave. Por askush nuk harxhon asnjë euro që këto trajnerë t’i shkollojmë edhe jashtë.
Të investojmë dhe të vijë dita që të kemi dhe ne. Shqipëria dhe Kosova ka vetëm një opsion për një trajner shqiptar. Është vetëm Besnik Hasi. Të gjithë rrotullohemi por ai u bë në Belgjikë.” Gjithsesi, kjo nuk është ambicia e vetme, pasi përveçse atyre që luajnë në fushë, rëndësi të madhe kanë ata që ulen në stol.
“Nuk do e bëjë kurrë një kroat apo Brazilian se do pyesni pas një jave sa doli loja. Ndaj mendoj që sa mirë do ishte që Shqipëria e Kosova nuk po e bëjnë. Vazhdon të mendojë se duhet të vijë një trajner i huaj gjithmonë. Por nuk duhen gjëra strikte.” tha Shakohoxha.