Mbretëresha Elisabeth thuhet se i është lutur nipit të saj William që të ndalojë udhëtimet me helikopter me gruan dhe fëmijët e tij për sigurinë e tyre.
Kartolina e Krishtlindjes e Princit William dhe Kate Middleton për vitin 2021 tregon familjen e lumtur gjatë pushimeve në Jordani. Ata fluturuan së bashku në të njëjtin aeroplan për të arritur atje, gjë që bie ndesh me një rregull të pashkruar që ndalon anëtarët e familjes mbretërore të udhëtojnë së bashku.
Në teori, si trashëgimtarë të fronit, princat Charles, William dhe George nuk duhet të fluturojnë kurrë në të njëjtin aeroplan ose helikopter për të mbrojtur fronin.
Në vitin 2014, për të vizituar Australinë, William dhe Kate pyetën Mbretëreshën nëse mund të shkonin kundër rregullit dhe të fluturonin me George.
Një zyrtar nga Pallati mbretëror tha në atë kohë: “Ndërsa nuk ka asnjë rregull zyrtar për këtë, dhe trashëgimtarët mbretërorë kanë udhëtuar së bashku në të kaluarën, është diçka për të cilën Mbretëresha ka fjalën e fundit”.
Një burim i afërt me Mbretëreshën tha për “Fabulous”: “Madhëria e saj u ka thënë miqve të ngushtë dhe oborrtarëve se do të dëshironte që Ëilliam të ndalonte fluturimin vetë, veçanërisht në mot të keq, pasi helikopterët nuk janë forma më e sigurt e transportit.
“Kjo e mban mbretëreshën zgjuar natën, dhe është e kuptueshme pse ndihet shumë e shqetësuar.”
“Ajo e di se William është një pilot i aftë, por nuk mendon se ia vlen të rrezikohen që të pesë ata të vazhdojnë të fluturojnë së bashku dhe nuk mund ta imagjinojë se çfarë do të ndodhte. Do të shkaktonte një krizë kushtetuese.”
“Mbretëresha i ka thënë Ëilliam se është e shqetësuar se, sado i mirë të jetë ai si pilot, moti i keq dhe aksidentet mund të ndodhin në çdo kohë.”
Mbretëresha ka helikopterin e saj të pilotuar nga profesionistë, por gjithsesi ndodhi të ndryshme kanë ndodhur në të kaluarën.
Ndërsa hipte në helikopterin e Mbretëreshës, Sophie Ëessex për pak u përplas me një avion në vitin 2017.