Gjeli i detit vijon të mbetet “mbreti” i tryezës së fundvitit.
Por, ky shpend aq i preferuar për darkën e ndërrimit të vitit do të mungojë në tryezat e qytetarëve këtë fundvit.
Një vit më parë çmimi i gjelit të detit ishte 8 mijë lekë, ndërsa sot është 10 mijë lekë.
Por, kjo shifër është e papërballueshme, veçanërisht për pensionistët.
“Gjelat i kanë mbet Edi Ramës, ky popull ka mbaruar”-ka thënë një qytetar për ABC.
“Me ça me e marrë gjelin, 1 herë në vit 2 kile mish. Me 40 mijë lek unë nuk blej dot il açe.”-thotë një tjetër.
Ndërkohë, një tjetër thotë se është shumë shtrenjtë dhe për këtë arsye nuk ka mundësi që ta marrë.
Vlen të theksohet se festat e fundvitit shoqërohen gjithmonë me rritje të pajustifikuara të çmimeve.