
Në Afrikën Veriore kemi dy qendra ose vorbulla ciklonike aktive tani, ndërsa e treta më e dobët gjendet në Greqi.




Dy vorbullat afrikane do të bashkohen dhe shndërrohen në një ciklon të fuqishëm mesdhetar duke u fuqizuar në ujërat e Mesdheut. Ky ciklon do të fuqizohet më së shumti në Detin Tiren, pastaj në Italinë jugore dhe Detin Jon ku pritet të përfshijë edhe jugun e Shqipërisë me rre.beshe dhe shtr.ëngata të fuqishme shiu.
Pastaj cikloni pritet të fuqizohet edhe më shumë drejt, Greqisë, Turqisë e tutje në Detin e Zi dhe Azi. Fuqia e ciklonit do të tërheq ajrin e ftohtë me origjinë polare nga verilindja e Kontinentit. Po ashtu kemi antciklonin e fuqishëm në Oqeanin Atlantik afër Britanisë së Madhe.
Të dielen cikloni me fuqinë e tij në mbrëmje pritet të kushtëzojë rrebeshe të fuqi.shme shiu në Shqipëri dhe reshje të dendura bore në Kosovë./Meteoballkan