
Dihet që kafshët nuk i dallojnë ngjyrat njësoj si syri i njeriut. Një faqe amerikane ka publikuar pamje mahnitëse të dhomave sipas syrit të kafshëve të ndryshme.




Faqja digjitale “HomeAdvisor” ka publikuar dallimet e ngjyrave që shohin sytë e njerëzve, të qenve, maceve, gjarprit dhe disa kafshëve të tjera.
Të kuptuarit se si kafshët shtëpiake e shohin botën mund t’u ndihmojë pronarëve të tyre që të zgjedhin më lehtë lodra, shtretër dhe ushqime me ngjyra që i tërheqin më shumë miqtë e tyre të vegjël, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.




Pamja nga syri i njeriut (majtas) dhe pamja nga syri i qenit (djathtas)
Kjo faqe sqaroi se nuk është e vërtetë që qentë shohin vetëm bardhë e zi, por kanë aftësi të shohin më pak ngjyra se njerëzit. “Kjo nënkupton që kafshët shtëpiake e navigojnë shtëpinë tuaj ndryshe nga ju”, thuhet në këtë faqe.
Pamja nga syri i njeriut (majtas) dhe pamja nga syri i maces (djathtas)
Macet kanë aftësi shumë të mira të të parit, por, njësoj si qentë, edhe ato shohin më pak ngjyra, kryesisht nuansat e të verdhës, të kaltërtës dhe të gjelbrës, me pak të kuqe.
Pamja nga syri i njeriut (majtas) dhe pamja nga syri i gjarprit (djathtas)