
Modelja Veronika Rajek, nga Sllovakia, është 25 vjeçe dhe thotë se është aq e bukur, sa po i fshihet profili në “Instagram”. Njerëzit vazhdojnë të raportojnë se ai nuk është një person real.




“Shumë njerëz mendojnë se është e lehtë për njerëzit e bukur, por për mua është më keq për shkak të kësaj. Më bëjnë jetën të mjerë. Ata nuk besojnë se unë ekzistoj, nuk besojnë se jam e vërtetë. Ata mendojnë se jam një lloj roboti. Është mjaft diskriminuese që femrat e tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë si unë, por më fshijnë për shkak të pamjes sime sepse jam shumë e bukur për të ekzistuar”, ankohet Veronika.




Modelja, e cila jeton në Vjenë, udhëton nëpër botë dhe krijon përmbajtje për “Instagram”-in e saj, dhe pohon se njerëzit “gjithmonë habiten” kur e takojnë për herë të parë.
Ish-finalistja e ‘Miss Sllovakia 2016’ pohon se merr rregullisht qindra mesazhe nga gra që e akuzojnë për përdorimin e tepruar të filtrave. Ajo ndiqet nga 1,100,000 njerëz në “Instagram”.