Ditët e fundit nuk kanë qenë fort të mira për çiftin e “Big Brother”. Beatrix ka biseduar me Donaldin për gjithë situatën që ndodhi gjatë spektaklit të mbrëmshëm.
“Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur”,-i tha Beatrix.
“Për çfarë të kam shtrydhur?”, e pyeti Donaldi.
“Po prandaj ka ardhur gjithë ky diskutim se s’do të kisha reaguar në atë lloj forme. Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur, e ke bërë me vetëdije ose pa vetëdije nuk e di, pastaj thonë njerëzit kjo nuk jep mendimin e vet”,-u shpreh Beatrix. /abcnews.al