Me rastin e ditëlindjes së saj, Alketa Vejsiu na njeh me prindërit e saj dhe kuptohet lehtë se nga ka ngjarë

Me disa video në Instagramin e saj, Alketa Vejsiu i ka njohur që të gjithë me mamanë dhe babain që deri më tani i kishte mbajtur larg vëmendjes së rrjeteve sociale.

Nga video krah të atit, dallohet edhe ngjashmëria shumë e madhe e moderatores me të atin e cila është shumë e theksuar.

Alketa ka ndarë dhe një moment me mamanë, zonjën e quajtur Xhulja e cila nuk i ka kursyer gjithë fjalët e dashurisë për të bijën.

Moderatorja i ka mbajtur larg rrjeteve sociale njerëzit e saj më të dashur, fëmijët, bashkëshortin apo prindërit, megjithatë postimi i fundit i shuajti ca kuriozitete dhe shkak është bërë ditëlindja e saj.

Alketa mbush sot 38 vjeç dhe si rrallëherë ka ndarë këto momente duke zbuluar se ditëlindja e ka gjetur pranë prindërve.

Ajo ka treguar prej vitesh se ndonëse të ndarë, nuk i ka munguar asnjëherë kujdesi i tyre dhe kjo sot është një provë më shumë.

 

Author: admin