Me reshje shiu e bore, njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë

Këtë fundjavë si dhe ditën e hënë në Mesdhe do të ketë ndikim të motit të paqendrueshëm. Kështu moti përgjithësisht do të jetë i vranët dhe me reshje shiu të cilat do të aktivizohen herëpashere. Ditën e diel e deri të hënën në mesditë reshjet do të jenë në formën e rrebesheve me rrufe kryesisht në veriperëndim të territorit.

Reshjet e dobta të borës do të prekin alpet. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e hera herës mesatare. Përkohësisht në momentet me shtrëngata e vrullshme.

Era e ngrohtë do të sjellë rritje të temperaturave si dhe shkrirje graduale të dëborës. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë./shqiperiaime.com.al

Author: portali