
Si asnjëherë më parë seli e Partisë Demokratike u shndërrua sot në një arenë dhunë ku mbështetës të ish-kryeministrit Berisha goditën me gurë xhamat e dritareve dhe përdorën varretë, matrapik, trapanë e vegla të tjera për të hapur dyert e selisë blu.
LSA ka fiksuar momentet kur deputetët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferraj dalin nga selia blu me sy të skuqur.
PD kërkoi ndihmën e Policisë së Shtetit pasi po i rrezikohej jeta drejtuesve të lartë të saj, ndërkohë që forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën me gaz dhe autobotet e ujit./shqiperiaime.com.al