MEDIAT ITALIANE THONË SE ËSHTË MBESA E ENVER HOXHËS, ANNA OXA TREGON TË VËRTETËN

Anna Oxa jeton në Itali dhe gjithë karrierën e saj e ka zhvilluar po në vendin fqinj, mediat e të cilit kanë shkruajtur se ajo është mbesa e Enver Hoxhës.Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek “E Diela Shqiptare”.

“Çfarë nuk kemi dëgjuar, që emri yt është Ilirjana, që je mbesa e Enver Hoxhës, cila është Anna e vërtetë?”, e pyetArdit Gjebrea.

“Ti e di që një pjesë e medias në Itali, në vend që të informojnë, dezinformojnë. Sajon histori, sajon farefisin, nuk heton, nuk vëzhgon. Fakti është që unë nuk kam të bëj me aspak me këtë histori. Unë jam goca e Qazimit nga Kruja.”, tha këngëtarja.

Author: admin