
Kur vjen fjala tek ushqimi, edhe udhëheqësit kanë pikat e tyre të dobëta, para shijes apo aromës të së cilës dorëzohen.




Le ta nisim me Joe Biden, çfarë preferon ai më shumë?
Ai nuk po alkool e as duhan. Dobësi ka ëmbëlsirat. E preferuara është akullorja me gjalp kikiriku dhe çokollatë.
Donald Trump, ish-presidenti i Amerikës nuk preferon ushqimin e shëndetshëm. Ai është fans i mishit, pastave dhe hamburgerëve. Ai gjithashtu lë kokën për takot meksikane, peshkun e skuqur, biftekën e pjekur mirë, vezët e skuqura me proshutë dhe për ëmbëlsirë akulloren me vanilie.
Saunduiçi i mbushur me mish dhe djathë është i preferuari i Emmanuel Macron. Përbërja brenda njihet ndryshe si ‘schnitzel’, pak a shumë si vjenezi që i themi në Shqipëri. Megjithatë menuja e Macron kontrollohet nga gruaja e tij e cila ia ndan në racione dhe eliminon salcat nga dieta e tij.




Udhëheqësi i Koresë së Veriut do djathin tradicional zviceran Emmental, por për shkak të peshës është i detyruar të kufizojë konsumin e tij. Kafeja është gjithashtu në menunë e përditshme të Kim, edhe pse nuk do të gjeni një dyqan të vetëm kafeneje në Korenë e Veriut. Dhe mos të harrojmë pjatën më të vecantë nga të gjitha këto – supën me pendë peshkaqeni.
Po për mbretëreshën e Anglisë? Ushqimi i saj i preferuar është një torta me çokollatë dhe kanellë, e ndjekur nga nga një biftek prej mishit të gjahut. Në 60 vite sundim, Elizabeth nuk ka ndryshuar thuajse asgjë në shijen e saj. (Se thonë që ndryshon me kohën).




Angela Merkel preferon gatimet e bëra në shtëpi nga dora e saj. Supa me patate dhe supa me qofte janë të preferuarat e saj. Për Krishtlindje bën gjithmonë patë të pjekur dhe sallatë me patate.
Barack Obama hante gjithmonë të njëjtin sanduiç, një klasik. Ai urren panxharin, por pëlqen brokolin.
*Artikulli i zestradar u përshtat në shqip nga Tiranapost.al