Merkel përlotet në ceremoninë e lamtumirës, “Gruaja e Hekurt” jep porosinë e saj të fundit

Zyrtarish Angela Merkel nuk është më kancelare e Gjermanisë. Gjatë ceremonisë së mbajtur të lamtumirës ajo është parë e emocionuar dhe e përlotur.

Në këtë ceremoni për nderim të saj, kancelarja pati mundësi që të zgjidhte tre këngë, ku një prej tyre ishte kënga e popullarizuar nga Hildegard Knef, e quajtur “For me it should rain red roses”.

“Unë jam e bindur se ne mund të vijojmë ta formësojmë të ardhmen tonë, nëse nuk i hyjmë punës me negativitet, me smirë, me pesimizëm, por, siç e kam thënë edhe gjetkë para tri vjetësh, me gaz në zemër. Unë kështu kam vepruar gjithmonë, në RDGJ, por edhe, dhe sidomos, në kushtet e lirisë. Është ky gaz në zemër, që ua uroj të gjithëve, dhe në kuptimin figurativ, edhe vendit tonë”, tha Merkel duke dhënë kështu porosinë e saj të fundit.

Ushtria gjermane e nderoi kancelaren në largim Angela Merkel me ceremoninë më të lartë për një civil, duke luajtur këngët e zgjedhura nga vetë ajo./shqiperiaime.com.al

Author: portali