
Në një intervistë ekskluzive për TV21 Maqedoni në emisionin ClickPlus, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta komentoi edhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Meta tha Lulzim Bashës i takon përgjegjësia për dështimet e opozitës.
“Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës”, tha mes tjerash Meta.
Kujtojmë se të shtunën ish-kryeministri i Sali Berisha protestoi përpara selisë blu duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga zyrat e Partisë Demokratike./Albeu.com