Ministres shqiptare i hedhin në kokë plehrat, ajo ia kthen në të njëjtën mënyrë

Ministrja e qeverisë “Rama 3”, Edona Bilali, ka dhënë një mesazh të rëndësishëm përmes një videoje.

Në rolin e aktores, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos e ndotin ambientin ku jetojnë, por ta mbajnë pastër.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh sensibilizues për qytetarët që e ndotin ambientin duke i hedhur plehrat vend e pa vend.
Në video, ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bilali pastron, por një djalë i hedh qesen me plehra.

Më pas ajo i kundërpërgjigjet duke ia hedhur mbrapsht qytetarit dhe thënë “edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehnat”./asutimes.com

Author: portali