Stevie McKenna një boksier nga Irlanda e ka ftuar publikisht Florian Markun në një duel para shqiptarëve. Irlandezi në një video të shpërndarë në rrjetet sociale i bën ftesë Florian Markut që të pranojë ftesën për duel pasi ai është i bindur se do ta mundë në Shqipëri dhe para gjithë shqiptarëve.
Florian Marku, mjaft u fshehe! Unë jam këtu duke të të pritur. Do të ndeshem me ty në çdo kohë, në çdo vend, kudo që ti të duash. Do të vij në Shqipëri dhe do të të grushtoj në vendin tënd përpara të gjithë shqiptarëve. Le ta bëjmë këtë gjë.
Ndërkohë që edhe më parë ky boksier i ka bërë ftesë për duel Florian Markut në këmbim të 100 mijë paundve, por shqiptari s’ka pranuar ende.
“Unë mendoj se ai është i frikësuar. Ata e quajnë Mbreti Shqiptar, por nuk mendoj kështu. Ai është një frikacak dhe thotë se askush nuk do ta luftojë, unë do ta luftoj. Oferta është në tavolinë.
Ka një 100 mijë paund për të dhe ai nuk dëshiron, sepse e di se do të rrëzohet. Ai po mbrohet për shkak të ndjekësve të tij të mëdhenj në Shqipëri dhe ata e dinë se çfarë do të ndodhë nëse e vendosin në ring me mua.”
Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e shqiptarit Florian Marku, i cili po shijon ditët e para me të birin e ardhur pak ditë më parë në jetë. Marku iu ka premtuar gjithë shqiptarëve që në vitin e ardhshëm do të ketë më shumë ndeshje si dhe njëra prej tyre do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.