
Moderatorja sportive, Lei Kraja është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo përveç se publikon herë pas here foto të ndryshme, i jep mundësinë fansave të mësojnë më shumë rreth jetës së saj private.




Së fundmi, Lei i ka dhënë hapësirë të gjithë ndjekësve në Instagram të bëjnë pyetjet që dëshirojnë. Kurioziteti i tyre ka qenë shumë i madh, mirëpo ajo çfarë është vënë re është sinqeriteti i moderatores. Leila ka pranuar ndër të tjera pa kompleks se përdor photoshop në foto.
“E përdor photoshop-in?”, e ka pyetur dikush.




“Duh sigurisht që po. Kush thotë ndryshe gënjen”, është përgjigjur Lei, ndryshe nga shumë vajza që nuk e pranojnë këtë gjë.