Momente tmerri në bord/ Tentoi uljen në pistë, avionin e merr era e fuqishme (VIDEO)

Erërat e fuqishme të stuhisë Barra e kthyen atë që duhet të ishte një zbritje rutinë në pistë të një avioni pasagjerësh në një makth për personat në bord.

Fuqia e tyre ishte aq e madhe sa erërat e morën avionin me vete, duke lëkundur sa nga njëra anë në tjetrën teksa piloti tentonte dëshpërimisht uljen në aeroportin e Manchesterit.

Stuhia Barra është përplasur mbi disa zona të Anglisë me të gjithë forcën e saj.

Meterologët thonë se ajo erdhi nga Atlantiku, e kanë lëshuar një paralajmërim të verdhë teksa erërat kanë mbërritur shpejtësinë 130 km/h, duke ndërprerë në disa zona furnizimin me energji e duke shkaktuar probleme të mëdha trafiku.

Për 28 rajone po kështu, janë dhënë paralajmërime për rrezik nga përmbytjet.

Në veri të Anglisë sa ka nisur dhe bora. “Acari po afron”, tha për BBC metereologu Matt Taylor; “E vetmja zonë që i shpëton për momentin më të keqes, është Skocia Veriore”, shtoi ai./shqiperiaime.com.al

Author: portali