
Një deputete në Britani është kritikuar ashpër për “paraqitjen” e saj në Parlament, pasi ajo shkoi atje me djalin e saj tre muajsh të cilin po e ushqente me gji.
Ajo ka rihapur sot debatin për të drejtat e deputeteve që bëhen nëna. Deputetja e Partisë së Punës, Stella Krizi u informua se rregullorja nuk lejon askënd të marri me vete fëmijën e tij në seancë. Ndërkohë, Krizi u përgjigj duke thënë “nuk e dija” pasi kishte marrë pjesë edhe më parë në seancat parlamentare me foshnjën dhe kërkoi rishikimin e masës. Sipas Krizit, ajo merrte rregullisht djalin e saj me vete madje i jepte edhe gji, ndërsa më parë edhe vajzën.





Krizi, inkurajon nënat të përfshihen në politikë përmes një fushate të quajtur “Kjo mami voton”.Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA./asutimes.com