
Rezart Prifti dhe Fatma Haxhialiu kanë debatuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC dhe gjithçka nisi nga ajo që pedagogu tha. “Mos kërkoni Ajnshtajn në parti kur keni 1 tufë debilash në shoqëri. Merruni me veten, kaq e thjeshtë është”.




Fatma e kundërshtoi: “Po si do merret me veten një shoqëri debile, ti sapo e the. Është fatalitet. Nëse një shoqëri është debile dhe nuk arrin dot të vetë-ndërgjegjësohet dhe ta kuptojë që është debile, atëherë ne sapo e mbyllëm emisionin.




Futini një mendje të lehtë o njerëz, nuk bëhet ky vend. Nëse ti e ndjen veten të mençur dhe jo pjesë të shoqërisë debile, merr avionin e parë dhe shko shkëputu. Ne jemi pjesë e fajit, edhe ti je, je profesor dhe je pjesë e sistemit”.
Prifti në vazhdim tha se ai është pjesë e sistemit, por jo vetë sistemi. Mes të tjerash ai tha se e bën punën dhe mund ta kontrollojnë, por akuzoi se nga 10 veta dy e bëjnë punën.




Fatma ishte e drejtpërdrejtë në reagimin e saj: “Nga bankat e tua dalin këta debilët. Jo po kështu si puna jote thonë të gjithë, çfarë t’i bëj unë, çfarë t’i bëj unë”.