Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe gazetarja Klodiana Lala janë përplasur me njëri-tjetrin në ‘’ teksa është diskutuar fotoja që pretendohet se është bërë brenda selisë së Partisë Demokratike përpara protestës të së shtunës së 8 janarit.
Pjesë nga debati në Opinion
Klodiana Lala: Z. Bardhi a mund të na thuash se kush është Rafael Kurti
Bardhi: Pasi të më thuash se ku është bërë ajo foto, së dyti në çfarë date është bërë ajo foto?
Klodian Lala: Pyetni prokurorinë, se nuk do vij të bëj punën e prokurorisë. Po ju pyes sipas prokurorisë persona të paautorizuar, të dyshuar…
Bardhi: S’ka thënë atë prokuroria, dhe mos keq-cito prokurorinë. Prokuroria thotë se në komisariatin dixhital…
Klodiana Lala: Prokuroria thotë se fotoja është bërë brenda Partisë Demokratike sepse është sanitarja e cila shërben në selinë e Partisë Demokratike.
Bardhi: Ti e di që sanitarja është ngujuar 24 orë në…
Fevziu: A ka pasur persona të huaja brenda selisë së Partisë Demokratike?
Bardhi: Thelbi është ky dhe për fat të mirë përpara se të ndërtohej ky skenar i denjë për sigurimin e shtetit…
Klodiana Lala: Kush e ndërtoi? E ndërtova unë, paskam blerë prokurorinë dmth, qenkam bërë kaq e fuqishme sa ndikoj edhe prokurorinë.
Klodian Lala: Mos na fyeni inteligjencën, ajo është dosja e prokurorisë
Bardhi: Ta them unë kush e ka ndërtuar, ti qetësohu… Nuk e di se kur është bërë fotoja dhe nxis prokurorinë ta hetojë. Nuk e di nëse ndonjë nga personat aty është me precedent penal. Unë njoh nënën e PD-së, e njoh dhe jam krenar që punon në PD.
Artan Hoxha: E ke pyetur nënën pasi doli te fotoja?
Artan Hoxha: Dhe çfarë të ka thënë nëna?
Gazment Bardhi: Dhe nëna më ka thënë që nuk mbaj mend të kem dalë në foto me disa zotërinj