Mot i acartë/ I ftohti “godet” vendin, temperaturat bien nën zero

Vendi po ndikohet gradualisht nga masat ajrore më të ftohta.

Gjatë orëve të mëngjesit vranësirat dhe mjegulla do të jenë të pranishme ndërsa në orët e mesditës e më tej gjatë pasdites do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie duke sjellë ngrica në zonat malore dhe kodrinore.

Temperaturat parashikohen: në zona e ulëta -1 deri 10°C, në zona malore -7 deri 2°C , në zona bregdetare 2 deri 10°C./Shqiperiaime.com.al

Author: portali