Moti për sot: Temperaturat në ulje, nisin edhe reshjet e dëborës

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas MeteoAlb duke filluar nga orët e para të ditës mbetet mot i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, pot reshje dëbore në zonat malore, ku më të konsiderueshme reshjet e dëborës do jenë në zonën verilindore. Pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Ndërsa nata ri-kthen reshjet e shiut dhe dëborës në territor.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mengjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Rajoni i Balltikut dhe lindja e Europës janë përfshirë nga masa ajrore polare, të cilat kanë diktuar jo vetëm temperatura të ulëta por edhe reshje dëbore. Po ashtu me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm Qëndra dhe jugu i Europës. Përjashtim bën vetëm gadishulli Iberik, i cili do karakterizohet nga mot i kthjellët./shqiperiaime.com.al

Author: portali