Modelja e njohur, Jehona Dreshaj, motra e këngëtares së njohur Afërdita, jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë, ku vazhdon punën dhe jetën e saj.
Së fundmi, ajo ka rënë “pre” e rrengut të një djali, rrugëve të Amerikës. Ai e pyet për emrin dhe vendin nga i cili vjen, ndërsa ajo ngurron të tregojë që është shqiptare, duke thënë se është nga Detroit.
Gjatë bisedës, djali në fjalë e komplimenton Jehonën për pamjen, duke e krahasuar me motrat Kardashian.
Kjo ishte një kamera e fshehtë dhe Jehona nuk ishte në dijeni, por fjalët e saj janë marrë dikur ka mohuar origjinën.
Në fakt, jo domosdoshmërisht duhet parë kështu, pasi nga fakti që Detroit është vendbanimi i saj prej vitesh, i vjen më natyrshëm, por kjo s’do të thotë se mohon origjinën.
Sakaq, Jehona vazhdon karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shpesh e shohim nëpër story-t e të motrës, Afërditës. /News31