
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë.
Gjatë një konflikti brenda familjes, një grua dyshohet se ka rrahur burrin e saj.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Neredime, në Ferizaj.
Gruaja ka rënë në pranga ditën e djeshme rreth ores 17:00.




Rasti po hetohet nga autoritetet vendore në Kosovë.
Në raportin 24 orësh nga policia thuhet:
“Fsh. Neredime, Ferizaj 09.05.2021 – 17:10.
Është ndaluar e dyshuara femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, e dyshuari është dërguar në mbajtje”.