
Hiya Nasr Naji Daaban ka lindur një foshnjë javën e kaluar, teksa ishte në avion nga Londra në Kajro. Ajo ishte në një avionin e linjës “EgyptAir” dhe foshnja erdhi në jetë kur ata po fluturonin mbi Gjermani.
Pilotit iu tha se gruaja shtatzënë kishte dhi mbje, kështu që ai filloi uljen e avionit në aeroportin e Mynihut, por foshnja nuk priti dot më gjatë.
Kjo përvojë unike i siguroi fëmijës fluturime falas gjatë gjithë jetës në avionët e “EgyptAir”. Këtë e bëri të ditur vetë linja ajrore, e cila postoi në Twitter një foto të foshnjës.
Nuk është hera e parë që një foshnjë e porsalindur merr një dhuratë të tillë. “Jet Airways” siguroi të njëjtën dhuratë në vitin 2017 për një djalë të lindur gjatë fluturimit./revista-ora.com