
Një ngjarje e paharrueshme na vjen nga Italia dhe kjo ndodhi në ditën e Shën Valentinit.





Ngjrja ka ndodhur në në Cava de Tirreni, në provincën e Salernos, nështetin fqinj.
Protagonistë ishin një çift të dashuruarish dhe burri i tradhtuar.
Ishte mbrëmja e 14 shkurtit, kur dy të dashuruar, duke përfituar nga mungesa e partnerit të gruas, po kryenin marrëdhënie në banesën e çiftit.
Por ajo që gruaja dhe i dashuri nuk mund ta parashikonin, ishte kthimi para kohe në shtëpi i burrit së bashku me babanë dhe vëllain e gruas së tij.
I dashuri, në një siklet të madh, vendosi të largohet me shpejtësi, duke u hedhur nga ballkoni i banesës, i cili ndodhej në katin e dytë.
Falë uljes në tokë, ai nuk pësoi dëmtime serioze.
Por e pa të nevojshme të thërriste një ambulancë për ta transportuar në spital pas lëndimit në këmbë, pasi lartësia nuk ishte edhe aq e ulët.





Përveç punonjësve të 118-ës, karabinierët gjithashtu mbërritën në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën e incidentit, me të dashuruarit që u zbuluan në ditën e tyre të shënuar.
Ngjarja është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale në vendin fqinj.