Ndryshon sigurimi i automjeteve/ Shoferët e rrezíkshëm do të paguajnë më shumë!

Sipas të dhënave nga Drejtoria Rrugore në territorin e Shqipërisë janë të regjistruara 711 automjete, ku mes tyre 660 mijë janë me siguracione dhe rreth 50 mijë të tjera nuk kanë siguracion.

Lidhur me çmimet e siguracionit, qeveria shqiptare ka miratuar një ligj i cili hyn në fuqi me 1 korrik dhe prek të gjithë qytetarët që kanë një mjet motorik dhe siguracionin e kanë të detyrueshëm.

Kështu, çmimi i siguracionit do të ndryshojë në varësi të sjelljes së shoferit në rrugë, moshës dhe eksperiencës.

E thënë ndryshe, shoferët e rrezíkshëm në rrugë që kanë rekord aksidentesh do të paguajnë më shumë për siguracionin e tyre, ndërsa shoferët që nuk kanë shkelur kodin rrugor do të paguajnë më pak, si një mënyrë motivimi për të shmangur aksidentet.

E bashkë me këtë ligj do të hyjë në fuqi është zbatimi i sistemit Bonus-Malus, i cili tregon historikun e dëmeve të mjetit. Përdorimi i këtij sistemi është lënë në hije prej kohësh pasi asnjë nga kompanitë e sigurimit nuk e ka zbatuar deri më sot.

Deri më tani kompanitë e sigurimit kanë marrë në konsideratë vjetërsinë e mjetit dhe fuqinë motorike të tij.

Arben Luzi, eskpert rrugor, është shprehur për TCH:

Është një hap i vonuar. Shoferët e këqinj tashmë do paguajnë para nga xhepi i tyre dhe do t’i djegë tani nëse bëjnë ndonjë gabim, sepse kjo do të thotë të paguajnë më shumë lekë. Le të themi se është një formë dënimi, tani nuk do të ketë më bamirësi se janë lekët e siguracionit, por duhet ta marrësh sikur janë lekët e tua. ”

Projektrregullorja parashikon se AMF mund të ndërhyjë nëse tarifat e reja të vendosura nga kompanitë e sigurimit i duken të padrejta dhe nuk ndjekin metodologjinë e përcaktuar me ligj.

TAB 1

Mjete në qarkullim

711 358

Me siguracion

663 372

Pa siguracion

47 986

TAB

Faktorë që pritet të përfshihen në siguracion

-Mosha e mjetit

-Fuqia motorike

-Qarku i regjistrimit

-Burimi i energjisë (elektrike apo jo)

-Mosha e të siguruarit

-Eksperienca në drejtimin e automjetit

-Sistemi Bonus-Malus

GOTA NEWS ALBANIA

Author: admin