
Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.




Mediat vendase thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.
Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ. Sië transmeton Shekulli, Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.




Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej.
Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.




Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri.