
Një video ku një baba merr një plumb në trup për të mbrojtur tre fëmijët e tij po bën xhiro në rrjet.
Pamjet janë të kapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngjarja ka ndodhur të hënë në mbrëmje në Bronx.




Në video shihet një person i armatosur i cili hap zjarr në një dyqan makinash të përdorura.
Gjithashtu pamjet tregojnë dhe momentin ku babai qëndron i ulur në një divan bashkë me fëmijët e tij kur një person me kapuç fillon të qëllojë me pistoletë përmes një dere xhami.
Babi menjëherë hidhet sipër fëmijeve të tij duke i shtrirë në tokë për t’i mbrojtur nga plumbat.




Gjatë këtij momenti ai merr një plumb në kofshë, ndërsa më vonë u transportua për në spital.
Sipas hetimeve paraprake i plagosuri nuk ishte shënjestra por një viktimë rastësore e përplasjes mes bandave të New Yorkut