
Turqia perëndimore është përfshirë nga një tërmet i fortë, i cili është ndjerë deri në Stamboll.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti i fortë është regjistruar 55 km nga qyteti Adapazarı, në veriperëndim të Turqisë, ndërsa thellësia 2 km.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke. Epiqendra u raportua 10 kilometra në perëndim të qytetit të Duçes, pothuajse 200 kilometra në lindje të Stambollit. Më tej pasoi një tërmet me magnitudë 4.3 ballë./shqiperiaime.com.al