
Nuk ka asgjë më të fortë se intuita e një nëne. Këtë gjë e di mirë Kara Sefo, një nënë angleze 43-vjeçare nga Newcastle. Ajo e ndjente se tek djali i saj i vogël Rocky kishte diçka që nuk shkonte. Një refleks i çuditshém në syrin e majtë të tij, nuk ishte normal dhe pikërisht prej saj, u zbulua një tum or i rrallë.




Rocky, është 2 vjeç e gjysmë dhe po jeton pa njërin sy. Kalvari i tij nisi kur ishte vetëm gjashtë muajsh.
Në shkurt të vitit 2018, nëna vuri re se djali e kishte njërin sy dembel dhe e çoi tek pediatrja, e cila i tha se nuk kishte asgjë anormale, mirëpo Kara e ndjeu se kishte diçka që nuk shkonte.
“Isha duke larë enët, kur pashë një refleks të çuditshém në syrin e Rocky. Dukej si syri i një maceje me shkëlqim. E shqe tësuar e çova tek okulisti dhe u zbulua se në syrin e majtë shikonte vetëm 10%, për shkak të një tu mori në retinë. Nëse nuk do e kisha pikasur në kohë, do e kisha hum bur djalin”, tregon gruaja.




Pas gjashtë muajsh kimi otérapie, Rocky nisi një trajtim me gjashtë seanca mujore me lazer për të vrarë tumorin. Por në nëntor të vitit 2019, kan ceri u bë më i eger dhe fëmija iu nënshtrua edhe tre muajve të tjerë kimi oterapi.




Pikërisht kur dukej se trajtimi po jepte rezultatet e para, në muajin shkurt vura re se Rocky nuk po merrte frymë, çka bëri që mjekët ta fusnin me urgjencë në operim për ti hequr syrin, shkruan noa.al.