
Kjo javë do të sjellë ndryshueshmëri në situatën meteorologjike. Deri ditën e mërkurë do të mbizotërojë moti i kthjellët. Ditën e enjte në mesditë e pasdite parashikohet ndryshim në situatën meteorologjike ku do të nisin reshjet e shiut e dëborës në zonat malore.
Dita e premte do të sjellë reshje e shtrëngata në të gjithë bregdetin e zonat e ulëta, ndërsa dëbora do të mbërrijë deri në lartësitë kodrinore të vendit. Në veri e verilindje ajo do të jetë e dendur.
Era do të fryjë nga juglindja e veriu hera herës e vrullshme në bregdet e lugina. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. Gjatë ditëve me temperatura të ulëta do të ketë ngrica të forta në akset rrugore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak./Shqiperiaime.com.al