Ndryshe nga disa të tjerë, shumë personazhe publikë zgjodhën ta prisnin Vitin e Ri jashtë vendit. Ndërsa një pjesë e mirë udhëtuan për shkak të koncerteve, disa të tjerë zgjodhën të pushojnë në destinacionet më të lakmuara.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj! Çifti i njohur ka zbuluar se ndodhet në Londër. Përveç së bijës, aktori i humorit ka treguar se bashkë me ta ka udhëtuar dhe gjyshja e tij.
Enca Haxhia e priti Vitin e Ri në Paris nga ku nuk munguan fotot porvokuese nga Kulla Eiffel. Edhe vajza e Albërie Hadërgjonajt, Anxhelina, iu drejtua Francës për të shijuar ditët e para të vitit.
Aktorja e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari, është larguar nga Spanja për të kaluar disa ditë pushimesh në Kubë. Greta Koci ka preferuar të qëndrojë në Vienë, Austri, ku është shpërngulur prej kohësh.
Modelja shumë e komentuar, Kejvina Kthella, është bashkuar me mikeshat e saj të famshme për të kaluar disa ditë në Dubai. Fotot me Arta Nitaj dhe Arta Elezaj nuk kanë munguar në rrjete sociale.
Ponin, Viti i Ri e gjeti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja ka performuar për shqiptarët në Michigan.
Blendi Fevziu ka zgjedhur Dubain për të kaluar pushimet.